February 2, 2018

Ndertim Website

Staff inovativ. Dizenjime të personalizuara.

Dizenjimi i faqes tuaj do tju beje te dallueshem pavarësisht nga konkurrenca juaj dhe do tju pozicionojë ju si një lider në industrinë tuaj. Dizajni duhet të komunikojë qartë objektivat tuaja. Dizenjimi është unik për secilin klient! Ne e përshtasim gjithë projektin për t’iu përshtatur qëllimeve tuaja të komunikimit  dhe audiencës së synuar.

Ndërveprimi

Për dizenjimin e faqes tuaj, ne duhet të kuptojmë biznesin tuaj. Ne do të bashkepunojmë me ju për të mësuar rreth qëllimeve tuaja, konkurrencës, audiencës së synuar dhe preferencave. Integrimi i aspekteve të sipërpërmëndura në dizenjimin e faqes tuaj sjell produktin e dëshiruar nga ju duke ulur kohen e ndertimit të faqes tuaj.

Krijimi

Sapo të kuptojmë më shumë për biznesin tuaj, projektuesit tanë fillojnë fazën e parë të projektimit. Duke përdorur teknologjinë më të fundit si bootstrap, HTML5, etj,  ne paraqesim template unike në çdo kohë, duke përfshirë komentet tuaja gjatë gjithë procesit. Pasi të jeni të kënaqur me dizenjinim, është koha për të zbatuar projektin.

Zbatimi

Me miratimin tuaj, ne fillojmë procesin e zbatimit, duke përdorur kodin e optimizuar dhe standardet më të fundit të industrisë, ne ndërtojmë faqen tuaj per cdo platforme elektronike si kompjuter, laptop, tablet dhe mobile.

Shërbimi ndaj klientit

Gjatë procesit ndërveprimi me njerëzit që punojnë në projektin tuaj do të vazhdojë në cdo kohë. Ne jemi të përkushtuar për të qenë të etikë, të shpejtë dhe të përgjegjshëm në të gjitha ndërveprimet tona me ju dhe ekipin tuaj. Ne shpresojmë që ju do të mendoni për ne si ekipi juaj i web development.